Irma Cami
Bashkë-themelues
Avokat
Përfaqësues i Autorizuar i Patentave dhe Markave

Vlerësime

Irma Cami vlerësohet për ekspertizën e saj, ku një burim vë në dukje: “Ajo parashikon gjithçka që mund të ndodhë dhe është në gjendje të shikojë rastin nga një këndvështrim tjetër”. Një burim tjetër e përshkruan atë “shumë të përgjegjshëm dhe që punon shumë”. Cami merret shpesh me procese gjyqësore të lidhura me markat si dhe me procedura ndaj fallsifikimit. Chambers and Partners, 2019
Irma Cami formon thelbin e praktikës në Shqipëri. Ajo është një profesioniste e zellshme dhe e përkushtuar e cila i drejton klientët në mënyrë të sigurtë përmes negociatave të pasigurta. Ajo zotëron nuhatje profesionale dhe di se kur të kërkojë dhe kur të tërhiqet. WTR 1000, 2019
Irma Cami është një praktikuese që frymëzon besimi te të gjithë ata që takon. Raportime të qarta janë të sigurta kur punoni me Camin; ajo zotëron dhunti për përcjelljen e koncepteve juridike komplekse në gjuhë të thjeshtë. WTR 1000, 2018
Irma Cami shihet shumë shpesh në çështje gjyqësore dhe është konkurrente jashtëzakonisht e vështirë. Në saj të përvojës 16 vjecare ajo u zgjodh në Komitetin e Harmonizimit të Ligjeve të INTA-s. WTR 1000, 2017
Një risi kur është fjala për çështjet doganore, Irma Cami është vazhdimisht e përfshirë në procese gjyqësore. Ajo trajton cështje kyçe dhe është në gjendje të ndryshojë praktikat. WTR 1000, 2016
Anëtare e Komitetit të Zbatueshmërisë të së drejtave në INTA, Irma Cami merr frenat kur lindin çështje të vështira lidhur me markat.WTR 1000, 2015

Me më shumë se 10 vjet eksperiencë në fushën e PI-së, Irma trajton të gjitha aspektet e mbrojtjes të të drejtave të PI-së në Shqipëri, duke u fokusuar në proceset gjyqësor, kundërshtimet dhe çregjistrimet para Zyrës Shqiptare të Pronësisë Industriale, si dhe opinione ligjore mbi vlefshmërinë dhe shkeljen. Ajo gjithashtu koordinon dhe mbikëqyr ceshtjet për mbrojtjen e të drejtave të PI-së në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Irma ushtron prej 20 vjetësh profesionin e avokatit dhe për më shumë së 10 vjetësh trajton ekskluzivisht cështje të lidhura me PI-në. Ajo ka punuar në një zyrë rajonale të rëndësishme të PI-së, ku ka përfaqësuar me sukses klientë rajonal dhe shumëkombësh në industri të ndryshme, në shumë raste si, regjistrime me keq-besim, përcaktimin e statusin e markës së mirënjohur, konkurrencën e pandershme, etj.

Për shkak të përvojës së saj të gjatë në fushën e PI-së, Shkolla e Magjistraturës, për vitin akademik 2018-2019, përzgjodhi Irmën si trajnere e gjyqtarëve që ndjekin trajnimin e vazhdueshëm për çështje të lidhura me PI-në.

Kualifikime
Përfaqësues i Autorizuar Për Patent, 2016
Përfaqësues i Autorizuar për Markat & Dizenjot Industriale, 2010
Avokat, 2003

Arsimi
Universiteti Europian i Tiranës, Master në Ligjin Civil Europian, 2010
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, 2000

Gjuhët
Shqip, Anglisht

Anëtarësime
Dhoma e Avokatise Tiranë
INTA

Aktivitete Profesionale

Trajnere e gjyqtarëve që ndjekin trajnimin e vazhdueshëm për çështje të lidhura me PI-në, Tetor 2018 – Qershor 2019, Shkolla e Magjistraturës.
Trajnere e studentëve të Shkollës së Avokatisë, Mars 2015, OSCE.
Konsulente ligjore për hartimin e kuadrit ligjor Për Menaxhimin e Amballazheve dhe Mbetjeve nga Amballazhet, Janar – Maj 2010, IFC.

Publikime

Year in Review and Look Ahead. Country Index, (February 14, 2019).
New rules on .al domain names – and their implications in TM enforcement. Country Index,(November 28, 2018).
New Trademark Regulation Aims to Clarify Range of Issues. INTA Bulletin No.15. (September 1, 2018).
Albania Introduces New Trademark Regulation. The Trademark Lawyer. (July 2018).
Contributor for Albania to the online database “Practitioner’s Guide to the Madrid Agreement and the Madrid Protocol”. International Trademark Association. (2018)
New Rules on Registration and Enforcement of Trademarks in Albania. Scan Magazine. RTV SCAN Albania. (August 2018)
Albanain IPO Estabishes Likelihood of Association in Recent PUNK vs. Black PUNK Case. PETOSEVIC. (December 2017) .
Albania amends Industrial Property Law but important issues remain unaddressed. WTR (April 2017) .
“Trademark Enforcement in Online Environment”. Scan Magazine. RTV SCAN Albania. (July, 2016)
New Copyright Law to Enter Into Force In Albania. PETOSEVIC. (July 2016).
“Counterfeiting – a Serious Problem for Everyone. How to Combat it in Albania”. Scan Magazine. RTV SCAN Albania. (December, 2015)
“Albanian Courts Adopt CJEU Approach in Trademark Cases”. World Intellectual Property Report. Vol. 29. No. 9. Bloomberg BNA. (September, 2015)
“Legal Remedies for Combating Unfair Competition”. Scan Magazine. RTV SCAN Albania. (August, 2015)
“Appeal Court Confirms Braun’s Victory against Importer of Fake ‘Brown’ Goods”. World Trademark Review Daily. Globe Business Media Group. (June 30, 2015)
“Spar Victorious in Trademark and Copyright Infringement Action against Local Competitor”. World Trademark Review Daily. Globe Business Media Group. (April 13, 2015)
“Global Energy Company Victorious in Opposition against Local Competitor”. World Trademark Review Daily. Globe Business Media Group. (March 4, 2015)
“Appellate Court Confirms Red Bull’s Win in Trade Dress Lawsuit against Albanian Competitor”. World Trademark Review Daily. Globe Business Media Group. (October 7, 2014)
“Red Bull Wins Trade Dress Lawsuit against Albanian Competitor”. Abu-Ghazeleh Intellectual Property (AGIP) News Service. Talal Abu-Ghazaleh Organization. (June 4, 2013).
“New Anti-Counterfeiting Options in Albania”. www.law360.com. Portfolio Media, Inc. (October 3, 2012)“Albanian PTO Rules in Favor of Serbian Chips Producer in Trademark Opposition Case against Macedonian Competitor”. www.mondaq.com. Mondaq. (August 15, 2012).
“Albania case summaries”. The Trademark Reporter Vol. 102 No.2. International Trademark Association. (March-April, 2012)
Contributor for Albania to the “International Copyright Law Survey”. Mincov Law Corporation. Mincov Law Corporation. (February, 2012)
“Albania”. Trademarks Throughout the World 5th Edition, Vol. 1. Thomson Reuters/West. (November 2011)
“Albania” Trademarks Throughout the World. Thomson Reuters (July, 2009)

Prezantime

“Lufta ndaj fallsifikimit dhe piraterisë”, Seminar Kombëtar i organizuar nga WCO, Shtator 2014.
“Kërkesë për veprim në Doganë – trajtimi teorik”, tryezë e rumbullaktët, INTA, 25 Shkurt 2011.
Irma Cami gjithashtu është një folëse e rregullt në media si TV Scan, ku ajo flet dhe shkruan rreth trendeve dhe zhvillimeve në fushën e PI-së në Shqipëri.
Disa nga link-et me intervistat e saj.