Integritet.

Eksperiencë.

Përkushtim.

Albanian IP Matters është një zyrë ligjore e specializuar në regjistrimin dhe mbrojtjen e të gjithë spektrit të të drejtave të pronësisë intelektuale (PI) dhe cështjeve ligjore të lidhura me marketingun. Ne veprojmë në Shqipëri dhe, përmes një rrjeti të besuar profesionistësh, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, të cilat janë dhe treva shqipfolëse. Nga zyra jonë qendrore në Tiranë, Shqipëri, ne koordinojmë punën e bërë në nivel lokal duke siguruar që ju të merrni këshilla ligjore që përmbushin kërkesat tuaja.

 

Zyra u krijua në Tetor 2018 nga një grup profesionistësh të udhëhequr nga Irma Cami e cila lavdërohet për ekspertizën e saj në fushën e PI. Ajo ka punuar për 10 vjet në një zyrë PI-e të rëndësishme rajonale dhe vazhdimisht vlerësohet nga Chambers and Partners dhe WTR 1000 si një figurë lider në fushën e PI-së e cilësuar si “profesioniste e zellshme dhe e përkushtuar…”, “…e cila merr frenat kur lindin çështje të vështira të lidhura me markat”. Bio e Irmës

 

Një tjetër figurë kryesore e firmës është Gentjan Hasa, i diplomuar në inxhinieri mekanike dhe me 20 vjet përvojë në fushën e inxhinierisë fituar në Itali dhe Shqipëri. Genti është kryesisht përgjegjës për përgatitjen e aplikimeve për patentë dhe mbikëqyrjen e regjistrimeve të të drejtave të PI-së. Bio e Gentit

 

Ideja e krijimit të Albanian IP Matters është fuqizimi i të drejtave tuaja të PI-së. Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë filluar tashmë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, proces ky që synon një nivel mbrojtjeje të të drejtave të pronësisë intelektuale të njëjtë me të BE-së.

 

Edhe pse mjetet juridike janë në përputhje me rregullat e BE-së, situata nuk është optimiste sa i përket mbrojtjes së këtyre të drejtave, akoma më shqetësuese është situata me cështjet komplekse. Herë pas here praktika përputhet me jurisprudencën e BE-së, por ka ende shumë rregulla të paqëndrueshme dhe, sipas mendimit tonë, vetëm përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të PI-së do të mundësonin krijimin e praktikave në linjë me ato të BE-së.

 

Në të vërtetë shumica e zyrave të PI-së e kanë përqëndruar aktivitetin e tyre në procedurat e regjistrimit, duke lënë pas dore zbatimin e të drejtave të PI-së; rrjedhimisht ato nuk ofrojnë ekspertizë për cështje komplekse të PI-së.

 

Gjithashtu, vëmë re se situata me tarifat profesionale është e polarizuar. Çmime të larta (të pajustikuara) që jo gjithmonë shoqërohen me cilësinë më të lartë të shërbimeve, dhe e kundërta – çmime që mund të duken të leverdishme por që mbartin risqe të mëdha.

 

Qëllimi ynë është të bëjmë diferencën. Të pajisur me ekspertizë të gjerë në fushën e PI-së, shkollim në perëndim dhe me aftësi për të kuptuar klimën e biznesit në trevat shqipfolëse, na mundësojnë koordinimin dhe mbikqyrjen e cështjeve tuaja në mënyrë efiçente, duke ju siguruar cilësi të lartë të shërbimeve të PI-së me çmime të arsyeshme.

 

Motoja jonë - Një mënyrë që gjërat të ndryshojnë është LIGJI - na shtyn të sfidojmë normat dhe të përmirësojmë praktikat, e bashkë më të cilësinë e shërbimeve të PI-së.

 

Ne i japim Pronësisë Intelektuale vlerën që meriton!