Përfaqësues i Autorizuar i Patentave dhe Markave
Genti është inxhinier mekanik dhe ka përgjegjësinë për përgatitjen e aplikimeve për patenta dhe regjistrimin e tyre pranë Zyrës Shqiptare të Pronësisë Industriale. Ai gjithashtu është i specializuar në regjistrimin e markave tregtare dhe të disenjove industriale, si dhe në analizimin strategjik të portofoleve PI-së.
Përvoja e tij 20 vjeçare në fushën e inxhinierisë e fituar në Itali dhe Shqipëri e bën atë të aftë për të këshilluar klientët për rastet e shkeljes së patentave në të gjitha fushat e inxhinierisë, veçanërisht në fushën e inxhinierisë së automobilave, inxhinierisë së energjetikës, aparaturave dhe impianteve, teknologjisë ushqimore, si dhe inxhinierisë së ndërtimit dhe teknologjisë së matjes.
Ai është gjithashtu përgjegjës për koordinimin dhe mbikëqyrjen e regjistrimeve në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Kualifikime
Përfaqësues i Autorizuar për Patentat dhe Markat Tregtare, 2016
Arsimi
Universiteti i Pisës, Itali, Master Shkencor në Inxhinerinë Mekanike, 2004
Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinerise Mekanike, 1998
Gjuhët
Shqip, Anglisht dhe Italisht
Anëtarësime
INTA