Avokat
Përfaqësues i Autorizuar i Patentave dhe Markave
Vlerësime
Me më shumë se 10 vjet eksperiencë në fushën e PI-së, Irma trajton të gjitha aspektet e mbrojtjes të të drejtave të PI-së në Shqipëri, duke u fokusuar në proceset gjyqësor, kundërshtimet dhe çregjistrimet para Zyrës Shqiptare të Pronësisë Industriale, si dhe opinione ligjore mbi vlefshmërinë dhe shkeljen. Ajo gjithashtu koordinon dhe mbikëqyr ceshtjet për mbrojtjen e të drejtave të PI-së në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Irma ushtron prej 20 vjetësh profesionin e avokatit dhe për më shumë së 10 vjetësh trajton ekskluzivisht cështje të lidhura me PI-në. Ajo ka punuar në një zyrë rajonale të rëndësishme të PI-së, ku ka përfaqësuar me sukses klientë rajonal dhe shumëkombësh në industri të ndryshme, në shumë raste si, regjistrime me keq-besim, përcaktimin e statusin e markës së mirënjohur, konkurrencën e pandershme, etj.
Për shkak të përvojës së saj të gjatë në fushën e PI-së, Shkolla e Magjistraturës, për vitin akademik 2018-2019, përzgjodhi Irmën si trajnere e gjyqtarëve që ndjekin trajnimin e vazhdueshëm për çështje të lidhura me PI-në.
Kualifikime
Përfaqësues i Autorizuar Për Patent, 2016
Përfaqësues i Autorizuar për Markat & Dizenjot Industriale, 2010
Avokat, 2003
Arsimi
Universiteti Europian i Tiranës, Master në Ligjin Civil Europian, 2010
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, 2000
Gjuhët
Shqip, Anglisht
Anëtarësime
Dhoma e Avokatise Tiranë
INTA